REDUKTIMET ME ENERGJI ELEKTRIKE, REAGON KRYETARI I SUHAREKËS

151

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime.

“Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesën e energjisë elektrike. Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyeje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët”, ka shkruar ai.

Muharremaj ka thënë se institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.

“Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët”, ka shkruar kryetari Muharremaj.