REKORD INFEKTIMESH NË GREQI, JA SA RASTE U SHËNUAN NË 24 ORËT E FUNDIT

78

Një tjetër rekord infektimesh me COVID për të dytën ditë radhazi është shënuar në Greqi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se pas testimeve të kryera janë shënuar 28.828 raste të reja me COVID-19, ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme u shënuar rreth 23.000 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 72 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Ndërkaq, mësohet se 620 pacientë ndodhen të intubuar, në gjendje të rënduar shëndetësore./tch