RRAHJE MES DISA PERSONAVE NË PRISHTINË, DËRGOHEN NË QKUK PËR TRAJTIM

95

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës kanë bërë të ditur se orës 10:00 ka ndodhur një rrahje mes disa personave në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci bëri të ditur për Telegrafin se disa nga personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave ku disa nga dyshohet të kenë marrë lëndime. Të njëjtit janë transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.