SERBËT E ZGJEDHIN GËNJESHTARIN E VITIT, AI ËSHTË ALEKSANDAR VUÇIQ

144

Në anketën e përvjetshme të organizuar nga “Istinomer”, lexuesit serbë për gënjeshtër të vitit e kanë zgjedhur deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që “nuk shkon shpesh nëpër intervista në televizione”.

Deklarata e Vuçiqit se “a ka pas do çfarë zgjedhjesh”, e ka zënë vendin e dytë, derisa në vendin e tretë është renditur deklarata e ministrit Sinsisha Mali, i cili duke menduar në doktoraturën e tij, ka thënë se “asgjë nuk ka vjedhur”, shkruan mediumi serb N1.

Deklarata e dhënë më 11 janar në emisionin “Çirilica” – “Nuk shkoj shpesh në televizione, më shumë iu përgjigjem pyetje të gazetarëve dhe një rast të tillë tek ju në television gjithnjë dëshiroj ta përdorë”, është vlerësuar si jo e saktë, pasi që ekipi i “Istinomer”-it i ka numëruar se Vuçiq gjatë vitit 2020 plot 37 herë ka qenë mysafir në televizione, duke mos llogaritur këtu terminet e paguara gjatë fushatës zgjedhore.

Gjatë vitit 2021, ekipi i “Istinomer”-it ka vlerësuar më shumë se 100 deklarata të politikanëve në kategorinë e vërtetësisë, premtimeve dhe përmbushjeve.

“Më shumë se 80 herë kemi kontrolluar nëse akterët politikë e kanë thënë të vërtetën. Zyrtarët gjatë këtij viti kanë manipuluar me të dhënat, kështu që më shumë se 20 pohime e kanë marrë vlerësimin ‘keqpërdorim i fakteve’”, thuhet në njoftimin e “Istinomer”-it.