SHQIPËRI, 50 MIJË PENSIONISTË MË SHUMË NË TRI VITE

129

Në tre vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë rreth 48 mijë pensionistë më shumë. Për pagesën e tyre do duhen së paku 100 milionë euro shtesë. Vetëm gjatë 2022-shit, shpenzimet për skemën e pensioneve do të arrijnë në 148.9 miliardë lekë me një rritje 4.7 për qind më shumë në raport me vitin e shkuar. 

“Politika e ndjekur e mosrritjes së pagave dhe e kufizimeve të pensionit, kanë bërë që mos të zhvillohet ajo kultura  e nevojshme dhe mekanizmat si IT etj., për të përmirësuar kontributet e sigurimeve shoqërore”, thotë për A2 CNN eksperti i ekonomisë, Zef Preçi.

Vendi po përballet me rritje të shpejtë të numrit të pensionistëve, për shkak të daljes në pension të periudhës së bumit të lindjeve në vitet 1950-1960. Mirëpo shtimi me ritme të shpejta i përfituesve, ulja e kontribuuesve dhe informaliteti me pagat, po rrezikon skemën e pensioneve.

“Në ditët e sotme, skema e sigurimeve shoqërore vazhdon të gllabërojë shuma të mëdha parash, duke qenë burim mbijetese, më shumë se një jetë normale, pas 300 vitesh pas regjimit është e pafalshme që kjo kategori të jetë në këtë gjendje”, thotë Preçi.

Qeveria ka parashikuar që gjatë tre viteve në vijim, të rrisë me 2.5 për qind çdo vit, më 1 prill, vlerën e pensioneve për të amortizuar deri diku shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve.