SITUATA NË PD,TOPI: PRISNI SE NUK KENI PARË GJË AKOMA, DO VAZHDOJË DRAMA

144

“Prisni se nuk keni parë gjë akoma”, kjo është përgjigja e ish-presidentit Bamir Topi lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike ku një përplasje e fortë po zhvillohet mes kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-kreut Sali Berisha.

Duke folur në emisionin “Log.”, Bamir Topi është shprehur se situata në PD do të vijojë në mënyrë dramatike dhe pritet të zgjasë shumë.

“Çdo gjë shkon tek teza ime. Kjo histori do vazhdojë në mënyrë dramatike për të degjeneruar totalisht PD. Prit prit se është herët akoma. Si thotë ai prisni se nuk keni parë gjë akoma. Mesa duket do zgjas shumë” tha Topi.

Ndërkohë si zgjidhje Topi sheh një tërheqje nga kjo krizë në PD dhe një organizim të opozitës për të ardhur më të fortë ku kauza është më dominonte se individët.

“Gjëja e parë të tërhiqeshin. Për të ardhur fuqishëm si një front i organizuar që dominanti të jetë kauza dhe jo individët. Se për fat të keq individët janë me një rrobë të vjetër si i riu si i vjetri” , tha Basha.