SLLOVENIA DO TË MBËSHTESË KOSOVËN NË PROCESET INTEGRUESE EUROATLANTIKE

107

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka pritur në takim homologun e tij slloven Matej Tonin, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Sllovenisë në shtet-ndërtimin e Kosovës dhe shërbimin e vazhdueshëm të forcave sllovene në kuadër të KFOR-it.

Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë ka mbështetur në vazhdimësi edhe ngritjen dhe zhvillimin e Ministrisë sonë dhe FSK-së përmes këshilltarëve në kuadër të NALT-it dhe bashkëpunimit tonë bilateral, thuhet në një komunikatë për media.

Krahas diskutimeve për sfidat në mjedisin aktual të sigurisë në rajon dhe më gjerë, Mehaj dhe Tonin u dakorduan që bashkëpunimi bilateral në mes të dy ministrive të thellohet edhe më tej në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

Ministri Tonin u zotua se Sllovenia si vend anëtar i NATO-s do të mbështesë Kosovën edhe në proceset integruese euroatlantike.