SOT NË PRIZREN MBAHET DEBAT I DEPUTETËVE ME QYTETARË

77

Në kuadër të aktivitetit “Debate me qytetarë”, të mërkurën, më 15 dhjetor, mbahet takimi i deputetëve: Yllza Hoti, Albana Bytyqi dhe Erxhan Galushi, me qytetarë të Komunës së Prizrenit.

Në takim, i cili organizohet nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, do të diskutohet lidhur me temën: “Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme të qytetarit të Kosovë”.