Real Madridi ka mundësi për të nënshkruar me yllin e Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Kane ishte cak i Manchester Cityt në afatin e fundit veror, por tani ylli anglez thuhet se i është ofruar një klubi jashtë Ligës Premier.
Sipas mediumit “El Nacional”, Reali i është ofruar shansi për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane.
Kapiteni i Anglisë ka qenë i lidhur shumë me “Los Blancos” në të kaluarën, por ata tani po ndjekin lojtarë tjerë.
Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë dy emrat që janë më të mundur për t’u transferuar.
Një sulm ndaj sulmuesit anglez të “Spurs” konsiderohet si i pamundur në këtë fazë.