TAHIRI: S’ËSHTË LAJM QË DIMRIT RRITET KONSUMI I RRYMËS

131

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk është edukative t’u thuhet qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, sepse e dinë.

Tahiri tha se po ashtu dihet se në stinën e dimrit rritet konsumi i energjisë elektrike.

“Nuk është lajm për asnjë qytetar me i thanë që në dimër rritet konsumi i energjisë elektrike, sepse këtë e di edhe fëmija në djep. Sikurse nuk është edukative me iu thënë qytetarëve të Kosovës kursejeni rrymën se para 25 vjete – 30 vjete, na kanë thënë baba, nana, ‘nale dritën në banjo, nale plloqën, nale bojlerin’”, tha Tahiri.

Ai tha se Qeveria duhet të punojnë ngushtë që të sigurojnë energji elektrike.