TË HUAJT SHPENZUAN 1.4 MILIARDË EURO PËR TURIZËM NË SHQIPËRI

98

1.4 miliardë euro kanë shpenzuar të huajt në Shqipëri këtë vit. Shifra tregon se turizmi u gjallërua shpejt falë hapjes nga pandemia, promovuar edhe me sloganin Covid Free.

Shpenzimet janë rritur dyfish, krahasuar me vjet, por janë më të ulëta se dy vite më parë.

Nga ana tjetër, shqiptarët që udhëtuan jashtë, shpenzuan 800 milionë euro. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit në shumë vende të Bashkimit Evropian, daljet kanë qenë më të pakta.

Banka e Shqipërisë thotë se për 9-mujorin, shpenzimet u tyre u rritën në krahasim me vjet, por janë 35 % më të ulëta se në 2019-n.

“Shërbimet e udhëtimit u mbyllën me suficit prej 385 milionë euro, kundrejt atij prej 133 milionë euro një vit më parë”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Deri fund të shtatorit, në Shqipëri kanë hyrë 4.1 milionë shtetas të huaj, kundrejt 3.2 milionë daljeve.