Tentuan të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohen tre shtetas serbë

112

Tre shtetas serbë, janë arrestuar pasi të njëjtit kishin tentuar të kalonin ilegalisht kufirin në Kosuticë.

“Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj; një shtetas i Kosovës dhe tre shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit kishin kaluar kufirin ilegalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari shtetas i Kosovës është liruar, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë dërguar në mbajtje.