VDES ISH-USHTARI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

124

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Musa Mala, nga fshati Kopiliq i Skenderajt.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkluftëtari i tij Zenel Shala.

Shala tha se Mala ishte një njeri i besës dhe me vlera të larta kombëtare.

“Me dhembje të madhe këtë mëngjes mora lajmin se paska ndërruar jetë bashkluftëtari ynë veterani i UÇK-së Musa Mala. Ishte burrë i besës, punëtor, njeri me vlera të mëdha si njerëzore ashtu edhe kombëtare. Prehu në paqe Musë, në emër të gjithë bashkluftëtarëve të fshatit Kopiliq”.

“I shprehu ngushëllimet më të sinqeta familjes Mala. I paharruar kujtimi për ty. Qofsh prej banorëve të xhehnetit Musë”.