VIDHEN MBI 18 MIJË EURO NË ZUBIN POTOK

123

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në Zubin Potok.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë, njofton policia, transmeton Express.

Policia po heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Zubin Potok 25.11.2021 – NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”.