Kurti fton diasporën të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë: Pa ushtri cilësore, asnjë projekt nuk është i sigurt

129
kurti-fton-diasporen-te-kontribuojne-ne-fondin-e-sigurise:-pa-ushtri-cilesore,-asnje-projekt-nuk-eshte-i-sigurt

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se themelimi i Fondit të Sigurisë do të ndikojë për fuqizimin e nivelit të sigurisë së vendit tonë në të ardhmen dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit dhe diasporës që të kontribuojnë në këtë drejtim.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se investimi në siguri është investimi më i sigurt.

“Fondi i sigurisë synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes.

Kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen.

Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë.

Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurt”, ka shkruar Kurti.

The post Kurti fton diasporën të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë: Pa ushtri cilësore, asnjë projekt nuk është i sigurt appeared first on Albse.Tv.