Rusia përjashtohet nga pjesëmarrja në Eurovision 2022

58
rusia-perjashtohet-nga-pjesemarrja-ne-eurovision-2022

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar se Rusia nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e këtij viti, bordi Ekzekutiv i EBU-së e mori vendimin pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së sotme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU.

Rekomandimi i Grupit të Referencës u mbështet gjithashtu nga Komiteti i Televizionit të EBU.

Vendimi pasqyron shqetësimin se, në dritën e krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e një pjesëmarrjeje ruse në konkursin e këtij viti do ta çonte konkurrencën në reputacion.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

Tashmë që të gjithë pjesmarrësit e shteteve kanë publikuar këngët në kanalin e Eurovision në Youtube, performanca e Rusisë është larguar dhe këngëtarja Klava Koka nuk do të këndojë në Maj në Itali./Lajmi.net/

The post Rusia përjashtohet nga pjesëmarrja në Eurovision 2022 appeared first on Albse.Tv.