​ABDIXHIKU: S`KA MË MIRË SE KUR QYTETARËT VENDOSIN PËR TË ARDHMEN E TYRE

60

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka votuar sot në shkollën “Faik Konica”, me ç`rast tha se s`ka gjë më të mirë sesa kur qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Abdixhiku uroi që kjo ditë e zgjedhjeve lokale të përfundojë sa më mirë.

Abdixhiku: Sot është festë, sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë

“Sot është festë sepse vendimmarrja u kthehet qytetarëve tanë. S’ka gjë më të mirë e më të bukur sesa kur qytetarët vendosin per të ardhmen e tyre. Uroj që kjo ditë të kalojë sa më mirë… dhe të përfundojë si e tillë, dhe në veçanti të uroj 41 mijë votuesit, që për herë të parë sot ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në një shoqëri të mbarë e të mirë”, tha Abdixihiku.

Ai përgëzoi mediat dhe komisionarët e KQZ-së, duke thënë se po kontribuojnë që kjo ditë të shkojë sa më mirë.