​LAJÇAK ARRIN NË OBJEKTIN E QEVERISË, TAKOHET ME KRYEMINISTRIN KURTI

43

I dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me të parën e vendit Vjosa Osmani, tashmë ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e Lajçak, në Prishtinë vjen pas qëndrimit të tij në Beograd ku ishte takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Krejt kjo me qëllim të përgatitjeve për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi Kurti-Lajçak do të jetë i mbyllur për medie.