20 vjeçarja shqiptare që u vra nga babai i saj

206

Pothuajse një muaj më parë, lajmi për vrasjen e Sabrina Lekajt kishte tronditur të gjithë opinionin publik në Adelaide të Australisë dhe, në veçanti, komunitetin shqiptar. Fillimisht, për aktin mizor kishte vetëm dyshime, ndërkohë që tani, një gjë e tillë është qartësuar krejtësisht, ngase, sipas raportit të fundit të policisë së Shtetit të Australisë së Jugut njoftohet se, është pikërisht i ati i Sabrinës ai që e vrau atë dhe, pastaj, e plagosi vetvetën rënd. Ai, tashmë, është i akuzuar për vrasjen e bijes së tij dhe pritet të shfaqet në Gjykatën Supreme më 25 nëntor 2019. Ndërkohë që, në një atmosferë pikëllimi të thellë, është varrosur Sabrina Lekaj.

“Unë ju dua, ju dërgoj një mesazh kur të kthehem në shtëpi”, i kishte shkruar Sabrina Lekaj mesazhin e fundit njërës prej shoqeve të saj.

Sabrina dhe Shoqja e sajë

Megjithatë, ajo s’u kthy kurr më në shtëpi, ngase, më vonë atë ditë, ajo u gjet e vrarë në veturën e saj të cilën e kishte pranuar si dhuratë nga prindërit e saj për ditëlindjen e saj të njëzet. Pranë saj, ishte gjetur i therur, gjithashtu, edhe i ati i saj, 49 vjeçari, Petrit Lekaj, nga Shkodra e Shqipërisë. Sipas dëshmitarëve të ndryshëm të ngjarjes, thuhej se ata ishin sulmuar nga persona të panjohur, me ç’rast Sabrina kishte ngelur e vdekur ndërsa babai i saj i plagosur rënd. Megjithatë, pas investigimeve të rrënjësishme nga ana e dedektivëve të policisë së Shtetit, shumë shpejt, u hodh dyshimi se, i ati i Sabrinës duhet të ketë qenë kryesi i veprës makabër. Mirëpo, pavarësisht kësaj, ky ishte vetëm një pretendim i pavërtetuar ende me saktësi, pasi që, z. Lekaj, atëherë ishte akoma në gjendje të rënd psiqiko-fizike dhe s’mund të deklarohej me korrektësi. Megjithatë, pas gati një muaji rehabilitimi të përgjithshëm fiziko-mental, z. Lekaj, babai i Sabrina Lekajt, tashmë, e ka pranuar se ai e kishte kryer aktin e shëmtuar, vrasjen e vajzës së tij, raporton ABC­.

Petriti kurr s’ka qenë i dhunshëm

Petrit dhe Romina Lakaj

Duket qartazi se vrasja erdhi si një tronditje e tmerrshme për familjen. Gruaja e Petrit Lekajt, si dhe nëna e Sabrina Lekajt, Romina Lekaj, sqarojnë se ajo “erdhi nga askund” dhe se burri i saj asnjëherë nuk kishte treguar ndonjë shenjë të dhunës ndaj ndokujt brenda apo jashtë familjes. Në një intervistë për ABC, zonja Lekaj thotë se vajza e saj kishte qenë e përfshirë në një aksident trafiku më herët gjatë ditës dhe më pas shkoi për të blerë ushqim me babanë e saj dhe asgjë më shumë. Mirëp, megjithatë, sipas dëshmitarëve dhe miqve të ndryshëm të Familjes Lekaj të kontaktuar nga gazetarët australianë del se Sabrina ishte e shqetësuar për disa telashe që kishin nisur me të atin e saj pas një nate ahengu me shoqërinë e saj një ditë më parë. Gjithnjë sipas dëshmitarëve, thuhet se babai i saj kishte nisur t’i bënte presion asaj pasi që, ai, dyshonte se vajza e tij kishte një lidhje dashurie me një djal, lidhje me të cilën duket se z. Lekaj nuk pajtohej fare. Meqenëse motivi kryesor që tërhoqi çështjen kaq thellë nuk dihet akoma, nëna e Sabrinës ndjen se i ka “humbur që të dy”, edhe vajzën, edhe burrin e saj. Është shumë më e lehtë nëse një njeri është i keq dhe tjetri është viktimë, dhe ju e dini se kush duhet të mbajë zi, por ne nuk e dimë se çfarë në të vërtet ndodhi, thotë nëna Romina Lekaj për ABC. “Vajza ime ishte vajza ime, një dhimbje që nuk do të largohet kurrë, kurrë!”, vazhdon ajo.

Sabrina ishte e dashur dhe e kujdesshme

Sabrina dhe nëna e sajë Romina Lakaj

Ndërkohë që, e ndjera Sabrina Lekaj u varros muajin e kaluar, me ç’rast, u cilësua si “e dashur dhe e kujdesshme” nga familjarët dhe shoqet e saj. “Ajo ishte shumë e sjellshme. Ishte shumë e dashur dhe e kujdesshme ndaj gjithçkaje dhe nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh vëllai i saj i vogël në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë mortore të saj.

Në një prani relativisht të madhe të të pranishmëve e sidomos të atyre nga komuniteti shqiptar në Australinë e Jugut, Sabrina Lekaj kujtohej si një pianiste shembullore dhe shumë premtuese dhe, poashtu, si një studente ekselente që kishte studiuar për specialiste në radiologjinë mjekësore. Thënë shkurt, ajo përdallohej si një vajzë shumë ambicioze, që e donte shumë shkencën. “Ne të dyjat e donim muzikën dhe ajo ishte një pianiste e jashtëzakonshme, ne garuam me nxënës të tjerë nga shkolla. Ky ishte kulmi i viteve të shkollës time”, rrëfen për ABC-në shoqja e shkollës, Jana Fandi.

Familja Leka ka shumë vite që ka emigruar në Australi, përkatësisht, në Australinë e Jugut nga Shqipëria. Kryefamiljari i saj, z. Lekaj ka qenë pronar i një kompanie ndërtimi shtëpish në qytetin e Adelaides dhe se, sipas të të afërmëve të tij, ai ka qenë manaxher shumë i suksesshëm. Gjithnjë sipas të afërmëve të tij dhe sipas profilit të tij në Facebook, duket qartë se z. Lekaj e paskësh dashur shumë muzikën, më sakt këngën shqipe dhe të kënduarit e saj.

Në gjyq për vrasje

Mirëpo, sido që të jetë, më 25 nëntor 2019, z. Petrit Lekaj pritet të shfaqet në Gjykatën Supreme për t’u gjykuar për vrasje. Deri atëherë ai do të qëndrojë në një repart psikiatrik në njërin nga spitalet e qytetit të Adelaide në Australi.