22 SPORTISTË PËRFITOJNË BURSA OLIMPIKE “PARIS 2024”

27

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) ka miratuar sot vendimin që 22 sportistë nga nëntë sporte të ndryshme do të jenë përfitues të Bursës Olimpike “Paris 2024.

Zgjedhja e 22 bursistëve, ku nga ta nëntë sosh janë femra, është bërë nga komisioni i sportit në KOK, duke u bazuar në rezultatet e tyre ndërkombëtare gjatë viteve 2020 dhe 2021.

Bursistët do të përkrahen me 6,000 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtare përgjatë periudhës nga muaji janar i vitit 2022 deri në muajin gusht të vitit 2024, kurse KOK-u do të kontribuojë me nga 2,670 euro në muaj ose 85,444 euro përgjatë 32 muajve.

Listën e kryesojnë dy kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat do të mbështeten me nga 1,000 dollarë në muaj.

Në anën tjetër, kampioni i Evropës në xhudo Akil Gjakova dhe medalistja e bronztë e botës në xhudo Loriana Kuka do të përfitojnë nga 600 dollarë në muaj.

Më poshtë e gjeni listën dhe përfitimet e 22 sportistëve kosovar nga Bursa Olimpike “Paris 2024”.

1,000 dollarë në muaj

Distria Krasniqi (xhudo)

Nora Gjakova (xhudo)

600 dollarë në muaj

Akil Gjakova (xhudo)

Egzon Shala (mundje)

Loriana Kuka (xhudo)

450 dollarë në muaj

Erza Muminoviq (xhudo)

Laura Fazliu (xhudo)

Muhamet Ramadani (atletikë)

300 dollarë në muaj

Arti Krasniqi (not)

Arnis Agushi (taekwondo)

Donjeta Sadiku (boks)

Eda Zeqiri (not)

Edi Dvorani (shigjetari)

Flaka Loxha (xhudo)

Nexhat Sahiti (shenjëtari)

Shpati Zekaj (xhudo)

Shpejtim Bajoku (boks)

250 dollarë në muaj

Alaudin Suma (atletikë)

Albion Ymeri (triatlon)

Arbër Azemi (taekwondo)

Gresa Bakraçi (atletikë)

Patriot Behrami (boks)