Pa asnjë votë kundër, Kuvendi kalon në lexim të parë projektligjin për Diasporën

166

Pa asnjë votë kundër, Kuvendi kalon në lexim të parë projektligjin për Diasporën

Me 63 vota pro, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e Diasporës.
Votimi i këtij projektligji u bë në seancën e 30 majit, pa asnjë votë kundër.

Pas kalimit në Kuvend, projektligji tash kalon në fazën e diskutimit mes komisioneve përkatëse dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Ky projektligj fuqizon lidhjen institucionale të Kosovës me diasporën.

Sipas këtij projektligji Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse t’i mbrojë interesat e pjestarëve të diasporës, duke ruajtur dhe kultivuar identitetin kombëtar, kulturor dhe arsimor të tyre.

Gjithashtu Republika e Kosovës nxit integrimin e pjestarëve të disporës në jetën shoqërore dhe politike në vendet pritëse.

Ky projektligj në veqanti fuqizon instalimin e arsimit plotësues të gjuhës shqipe në vendet ku ka diasporë shqiptare.

Përmes këtij projektligji gjithashtu planifikohet ofrimi i projekteve për mundësitë e investimeve nga diaspora në Republikën e Kosovës, si dhe përmes programeve të Ministrisë së Disporës parashihet ndërlidhja e bizneset e Kosovës me ato të diasporës.