ABDIXHIKU FTON QYTETARËT TË MBËSHTESIN LDK-NË NË ZGJEDHJET LOKALE

46

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lumir Abdixhiku, përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin këtë parti në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Kandidatët tanë janë njerëzit tuaj, sikurse ju ata kalojnë çdo ditë me halle e brenga tuaja”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së bëri thirrje për votim masiv duke thënë “ lë të udhëtojmë së bashku të gjithë për të gjithë”.

“Kam filluar këtë fushatë duke thënë se po dëgjojmë e po rikthehemi. Sot e ndjej thellë se kush në të vërtet jemi, se ku kemi arritur. Sot LDK-ja prapë është parti e madhe. Është prapë lidhje e madhe. Sot LDK-ja jonë është sërish e juaja”, tha ai.