Adnan Dibrani fiton ulësen e Parlamentit Europian …..

584

AlbSe përmes telefonatës me Adnan Dibranin njoftohet se z.Dibrani fiton ulësen në Parlamentin Europian si Deputet zëvendësues nga radhët e Partisë Socialdemokrate.

Si kandidat në këto zgjedhje të 2019 ai rezulton fitues.

Z. Dibrani është përfaqësues i Partisë Socialdemokrate, ku kjo parti mblodhi 304234 vota ose 23.4% ndërsa për Adnan Dibranin u mblodhën 9044 vota. Ai radhitet i 6 në listën e fituesve. Duke qenë se njihet si një ekonomist i trajnuar, ka qenë i angazhuar në çështjet e biznesit të vogël, sistemin e taksave, sigurinë e pacientit në politik.

Siç e shohim, një tjetër shqiptar, këtë herë nga Kosova, zgjidhet z/deputet në P.E.

Suksese përfaqësuesve tanë shqiptarë, që me vlerat e tyre, çdo ditë e më tepër, po nderojnë mbarë kombin.