BE-JA DHE QEVERIA GJERMANE PËRKRAHIN ASOCIACIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS

65

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët e qeverisjes lokale në Kosovë, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi u takua me menaxherin e projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale të GIZ, Stefan Mager.

Takimi shërbeu për të diskutuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme reciproke që BE-ja dhe qeveria gjermane i ofrojnë AKK-së në ngritjen e kapaciteteve drejt promovimit të qeverisjes demokratike dhe sektorit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Ky partneritet është fokusuar në bashkëpunimin e përbashkët drejt shfrytëzimit të platformës së AKK-së të Kolegjiumit të Drejtorëve të Shërbimeve Publike dhe Grupit Punues të Zyrtarëve për Menaxhimin e Mbeturinave në përmirësimin e mëtejshëm të sektorit të menaxhimit të mbeturinave, duke u përshpejtuar drejt Ekonomisë Qarkore.

Nga ana tjetër, Ibrahimi shprehu vlerësimin e tij për Bashkimin Evropian dhe GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme për AKK-në dhe komunat e Kosovës që nga viti 2006.

Ibrahimi dhe Mager ranë dakord të vazhdojnë me të njëjtin nivel bashkëpunimin produktiv edhe në të ardhmen./epoka e re/