Biznismeni Bekim Brestovci jep dorëheqje nga Unioni i Bizneseve dhe kyqet në këtë Parti?…………

157

DORÊHEQJA IME NGA STRUKTURAT UDHËHEQËSE TË UNIONIT TË BIZNESEVE SHQIPTARO-GJERMANE.

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane i themeluar nê vitin 2013, me veprimtarinë e tij 6 vjeqare padyshim u bë njëra ndër forcat më të mëdha ekonomike shqiptare të Diasporës anë e mbanë botës.
Pata nderin dhe kënaqësinë të jam pjesë përbërëse e strukturës udhëheqëse të Unionit, si anëtarë kryesie në vitin 2017 ,drejtor ekzekutiv në vitin 2018 dhe që nga janari i vitit 2019 drejtor ekzekutiv i zyrës ndërmjetësuese në Kosovë.
Vendimmarrja ime e shtatorit 2018 për tu kthyer për të jetuar dhe vepruar në Kosovë , në njërën anë dhe dëshira dhe vullneti për ti dhënë vendit kontributin tim në formën më të nevojshme, në anën tjetër, ishin nxitje për mua për ta pranu ofertën nga një subjekt politik për kyqjen time në jetën aktive politike.
Inkuadrimi im në njërën nga partitë politike i cili do zyrtarizohet gjat ditëve në vijim e bëri të domosdoshme dorëheqjen time nga postet udhëheqëse të Uninit të bizneseve, gjë kjo e realizuar proceduralisht në takimin e kryesisë së Unionit të datës 15.08.2019.
Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane dhe platforma e tij strategjike për veprimet konkrete në zhvillimin ekonomik të Kosovës,padyshim që do janë projekte të cilat do e kan mbështetjen time të pandashme edhe tani kur nuk ushtroj post udhëheqës në Union, dhe ndajë kënaqësinë që edhe përmes mbështetjes sime politike të ndikoj pozitivisht në konkretizimin e projekteve tanimë të filluara siq janë parku industrial i bizneseve të diasporës shqiptare në Malishevë, shoqëria aksionare e bizneseve nga diaspora që shpejt pritet të realizihet në Kosovë dhe të gjitha projekteve tjera të parapara për tu realizuar në Kosovë.
Shfrytëzoj nga rasti ti falenderoj kryetarin NAZMI VIQA, antarët tjere te kryesisë Gani Nuha, Zenun Krasniqi, Vllaznim Kelmendi,Bekim Bytyqi e Negjmedin Veliqi si dhe të gjithë koordinatorët dhe antarësinë e Unionit për punën e palodhshme të tyre dhe mbështetjen e madhe të iniciativave dhe veprimtarisë sime në kuadër të Unionit.
Duke qenë i sigurt në vazhdimësinë e veprimtarisë së suksesshme të Unionit edhe në të ardhmen e them me plot bindje dhe respekt që puna dhe veprimtaria ime gati tri vjeqare në Union është njëra ndêr periudhat më të arta të veprimtarisë sime që do më mbajnë krenarë edhe për shumë e shumë vite.

Me respekt të veqant dua ti falenderoj edhe bashkëpunëtorët dhe mbështetësit tanë si OEGJK, USAID, GIZ, MDIS, MEI si dhe të gjithë ata që më mbështeten dhe përkrahën në ounën time!