Cili është Ilir Canhasi cë u kan vesh shum ngjyra politike?

82

Si është e mundur që populli shqiptar të bën kaq shumë gabime gjatë historisë së tij shekullore.
Athua mos vallë, historia po na perseritet perhere si pasoj e tradhetis, mungeses se diciplines, pa aftesis, pa pergjegjeshmeris dhe karakterit grindavec e koke forte.

Të duket sikur të gjitha keto nuk mjaftojne sot, tani, çka është më e keqja, na duhet edhe te shesim toka shqiptare, për çdo lloj interesash, por jo kombetare. Athua populli shqiptar kaq shpejt qiti ne harresë shitesin e trojeve shqiptare, Esat Pash Toptanin.

Dy akuzat qe ju bene shqipetarve nga shtetet Evropiane para një shekulli ishin:
‘ajo qe ata ishin te pa bindur ndaj civilizimit Evropian dhe ajo e te qenurit te shitshem dhe te korruptueshem.
E njejta gje po ndodh edhe ne ditet e sotme.

Ehh sikur ta shifnin gjendjen e sotme, vellezerit Frasheri, Fan Noli, Gjergj Fishta, Hasan Prishtina , Faik Konica, Haxhi Zeka dhe shumë trima te tjere, trupi i tyre do t´ju rrotullohet në varrë. Keta trima nuk do ti besonin syve te tyre se si sot presidenti Hashim Thaqi, po tenton te shet tokat shqiptare per te cilat eshte derdhur aq shume gjake.

Nuk e kuptoj, se si ka mundesi që ky popull të duroj kaq shumë. Athua me çka mirren akademikët, historianët e profesorët tanë? Pritni që të shkruani pas disa dekadeve prapë se si u shiten tokat shqiptare nga presidenti, ashtu siq bëri Esati në kohën e tij?

Ju intelektual ngriteni zerin, shpreheni mllefin tuaj, dilni ne protesta , sepse ky eshte obligim i juaji moral që te mbroni interesat e vendit tuaj. Sot shkrimet e juaja neper media e faceboka nuk mjaftonë. Poashtu nuk rendesi se ciles parti i takoni kur eshte ne pyetje vatani. Ky president nuk eshte me i yni, ky duhet te vihet me njehere para gjykates per tentim te shitjes se teritoreve.

Ky vendim se bashku me keshillin organizativ te protestave që te bejme protesta para ambasades tone, besoni se nuk ishte i lehtë. Protesta para ambasades qe ne kemi enderruar med dekada ta kemi ne Stockholm.
Kjo ambasade eshte e jona e ndertuar me djersen e popullit tone dhe e fituar me gjakun e derdhur te trimave te Uck-se me ndihmen e miqeve tone Amerikan.

Zv ambasadori ne Stockholm, Sedat Burrniku ne telefonaten që pata me te, me tha se protesta jone dhe shkrimet tuaja jane dhune ndaj nesh dhe mundohej qe protesten tonë, ende pa filluar, ta bej te dhunshme.
Une ja ktheva : si mundem te jem une i dhunshem ndaj shtetit tim kur per ketë vend, nga familja ime e gjërë, kanë dhëne jetën 6 persona ndersa nga familja e gruas( Kiqina ) 10 persona.
Ky zevendes ambasador me tha se eshte marre qe para komunitetit Suedez te bejm protesta para ambasades, ja ktheva se nuk eshte marre ne nje shtet demokratik te protestosh kunder nje presidenti qe pa respektuar kushtetuten e vendit bene biseda per shitjen e tokave, eshte marre per ty ta mbroshe kete president.

Neser, te gjithe ne protesta!

Boll moo!

(Kush eshte Iliri

  • Shkollimi

Gjimnazi, teknik i rrjetit kompjuterik ( nätverkstekniker), nje termin ne universitetin e veterinarise ne Zagreb.

  • Gjuhe

Suedisht, anglisht, serbokroatisht, pak rusisht.

  • Pervoje te punes

93-94 Mesues i gjuhes amtare ( Hemspråkslärare) Sundsvall

97/01-98/12 Arkiven ( SVAR- Svensk arkiv information ) Fränsta

99/06-00/12 Radio ditari ne gjuhen shqipe ( Sveriges radio, albanska redaktionen) Stockholm

00/06-00/12 Burgun e Norrtäljes ( Vårdare på kriminalastalten i Norrtälje )

01/01/01- 08/12/30 Grupshef ( shef i repartit) ne portin detar ne Norrtälje, Polismyndigheten Stockholm

09/01/01- Kontrollant i kufirit/ dokumenteve ne aeroportin e Arlandes, Gränspolisen Arlanda

  • Aktivitete te ndryshme

93-99 Kryetar dhe arkatar i fondit te 3% dhe Vendlindja therret, Sundsvall dhe Norrtälje.
Pjesmarres dhe kontribues i shume ndihmave te derguara ne Kosove dhe Shqiperi.
Pjesmarres dhe kontribues i shume protestave dhe organizimit te tyre ne shume qytete si dhe pjesmarres ne shume debate ne televizionin suedez.
Organizues se bashku me vellezerit dhe shoket i shume koncerteve kulturore per publikun suedez dhe shqiptare!

93-95 Dy vite anetar i kryesis te quajtur Assylkommitten me seli ne Sundsvall.

93-95 Dy vite anetar i kryesis se Amnesty international me seli ne Sundsvall, me sukses te veqante arrita permes tyre te beje shperndarjen e afro 25 videokasetave mbi helmimet e te rinjeve shqiptare ne
shkollat e Kosoves gjitha gazetave dhe partive qe ishin ne pushtet.

93-97 Dy vite kryetar i Komitetit per ndihme Kosoves, ( Stöd kommitte för Kosova)

98-99 Ndihme zyres se Kosoves ne Stockholm ne krye me Z. Shaqir Shaqirin dhe Shqiptar Osekun

Isha ne listen e vullnetareve nga Suedia per tju bashkangjitur Uck-se ne Kosove.

Nuk jam anetar i asnje partie dhe jam kundershtar i forte i ekzistimit te partive ne diaspore).

Ilir Canhasi
1/9-2018