“Coronavirus” ,sfidë shëndetësore apo terror psikologjik?

53

Doc.Mareglen Tomorri (Kriminolog dhe Kriminalist)

Sot, 48 orë nga përhapja e lajmit se coronavirus ka prekur Rajonin e Lombardisë dhe pikerisht Milanon,qytetin më të madh të këtij rajoni ku mbi 30 % e bisneseve posedoen nga Kinezët të cilët jetojnë dhe punojnë këtu prej vitesh.
Sot , 48 orë nga përhapja e lajmit se në spitalin “San Raffaele” në zonën e Segrates njeri prej spitaleve më të mëdha të Milanos ku punojnë mbi 3.100 punonjës mes të cilëve mjek, infermier e specialist me kombësi të ndryshme, ku nga Janari i vitit 2019 priten mbi 300 urgjenca shëndetësore çdo ditë,ku sherbimi shëndetësor është më i shpejt dhe më profesional nga të gjith spitalet e Milanos dhe spitali i parë për përsosmëri në Itali dhe Evropë, u perhap lajmi se është izoluar 1 rast i cili rezultonte pozitiv ndaj coronavirus.

Sot pas 48 orësh, nga vizita e bërë personalisht në këtë spital dhe nga informacione konfidenciale më rezultoi se gjëndja është shum e qetë dhe se nuk janë evidentuar raste të tjera pozitive ndaj “coronavirus”.

Sot 48 orë nga gjith këto njoftime dhe informime e disinformime të gjëndjes në Lombardi e në Milano , dua t’ju komunikoj dhe t’ju trasmetoj disa informacione teper të nevojeshme pasi gjendemi në një situatë tepër të rëndë psikologjike ku po marrim telefonata dhe mesazhe pafund nga njerëz të njohur e të panjohur, brenda dhe jasht Italisë të cilët kanë miq e familjarë që jetojnë në Itali ,në Lombardi e në Milano dhe normalisht shqetësohen dhe merakosen për shëndetin e tyre.

Si një qytetar i cili jeton prej me shumë se 3 vitesh në Milano, përgjigjia ime për të gjith është:
Qeveria Italiane, Ministria e Shëndetësisë, Regione Lombardia ,Komunat ,Qendrat Shëndetësore ,Mjekët dhe gjith Specialistët e tjerë janë duke bërë një punë të palodhur dhe tepër profesionale për të mbajtur nën kontroll situatën dhe janë marrë masat e nevojshme shëndetësore dhe administrative për të pasur situatën nën kontroll dhe kjo nuk është aspak një sfide shëndetësore por terror psikologjik që po i bëhet veriut të Italisë. Po porballemi me fenomene nga më të ndryshmet dhe po dëgjojmë e lexojmë lajme nga më të çuditeshme. Po përballemi mbi të gjitha me një gjëndje sociale tepër të rënduar ku qytetarët po boshatisin supermarketet duke marrë masa ushqimore për mbijetesë e për tu izoluar brënda banesave të tyre.

Të dashur miq, të njohur e të panjohur, ju këshilloj të ruani qetësinë dhe të mos përhapni panik sepse gjendja po rëndohet së tepërmi psikologjikisht.
Mundohuni të mos postoni dhe shpërndani informacione të marra nga portale dhe kanale jozyrtare, mundohuni ti qëndroni pranë njeri-tjetrit për të qënë sa më të kthiellët dhe të qetë psikologjikisht në mënyrë që ta kalojmë këtë situatë pa panik.
Lexoni dhe dëgjoni kanalet zyrtare dhe ndiqni udhëzimet e nxjerra nga autoritetet shtetërore kompetente.

Gjëndja është tepër serioze dhe shum e rëndë psikologjikisht por e menaxhueshme dhe nën kontroll nga ana shëndetësore dhe nga organet kompetente shtetërore.

Gjendemi përball një “terrori psikologjik” dhe jo përballë një sfide shëndetësore.