DËMTOHEN KATËR VETURA NË VERI, POLICIA: NË NJËRËN ISHIN DY SHTETAS TË HUAJ

51

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në veri të vendit përkatësisht në Zveçan janë dëmtuar katër vetura.

Sipas policisë në njërën nga veturat kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj.

Rastet e plota sipas policisë:

• Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit, është goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar.

• Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar.

• Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/