Dialogu Kosove – Serbi sipas Rexhep Kryeziu, Master në Administratë Publike dhe Diplomaci

237

Dialogu Kosovë me Serbinë është stërzgjatur, Kosova ka filluar negociatat me Serbinë që nga viti 2010, nga këto negociata kanë buruar shumë marrëveshje për të dy palët, por ato disa u zbatuan disa nuk u zbatuan, ky dialog u ndërmjetësua nga Ndërkombëtarët e Bashkimit Europian, mirëpo fatkeqësisht ende nuk ka arritur BE-ja një marrëveshje finale ndërmjet palëve, kjo marrëveshje finale po e pengon Kosovën që të integrohet në BE dhe në organizata tjera ndërkombëtare, për Kosovën është edhe një sfidë tjetër se ende nuk e kan njohur 5 shtete të BE-së pavarësinë e saj, përderisa Kosova nuk është pjesë e BE-së nuk po shihet si vend i sigurtë për investime të huaja.
Sfida kryesore është ikja e të rinjëve drejt vendeve të BE-së duke e kërkuar një jetë më të mirë, kushtet jo të mira për jetesë po i detyron të rinjtë të dalin në vende të ndryshme në Botë, andaj sfidë për Kosovën është që të arrijë një marrëveshje finale me Serbinë që të integrohet në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare në mënyrë që të rriten investimet e huaja si dhe të hapen vende të reja pune, poashtu të rritet perspektiva në fusha të ndryshme.