DIASPORA NJË FUQI E PAKONTESTUESHME EKONOMIKE POR JO EDHE NJË FORCË POLITIKE.

299

Tani kur Kosovës prap po i vie era zgjedhje, diaspora siq duket do jetë prap e vonuar për tu formatizuar dhe ofruar si forcë alternative politike.

Një formacion i madhë sa 50% e popullatës së Kosovës, një fuqi e madhe elektorale, një numër i madh intelektualësh, profesionistësh e afaristëve të mëdhenj, jo që nuk ja dolën deri më tani por as nuk janë afër, në krijimin e një subjekti politik apo krijimin e çfardo formacioni tjetër i cili do i mundësonte diasporës kyçje në procesin zgjedhor.

Me shumë të drejtë , çdo ditë dëgjojmë dëshira nga Diaspora për një Kosovë më ndryshe. Me shumë të drejtë, çdo ditë adresohen edhe kritika për një qeverisje jo funksionale, për korrupcion e nepotizëm.
Por cili është veprimi ynë konkret për ti luftu e mposhtë këto dukuri? Unë nuk po e vërejë.

Tani nuk kemi të drejtë t‘ia hudhum fajin askujt. Fajin e kemi vet që të gjitha tentativat e gjertanishme për krijimin e një subjekti politik të Diasporës, në mungesë të gadishmërisë masive na dështuan e siq duket kështu do vazhdoj edhe më tutje.Andaj edhe them që Diaspora përditë e më tepër dëshmon se është një potencial i rëndesishëm ekonomik për vendin, përderisa në aspektin e ndikimit politik për vendin është krejt jashtë loje.

Zgjedhje politike do kemi shpejt. Diaspora prap e papërgaditur dhe prap do ngelet vetëm në rolin e vëzhguesit edhe gjat mandatit të ardhshëm qeverisës…… keq shumë……

Bekim Brestovci