DONIKA GERVALLA SHKARKON AMBASADORIN QE E LARTESOI EMRIN E BABIT TE SAJ NE PIADESTALE…..

619

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se i ka kërkuar presidentes së Kosovës që t’i lirojë nga detyra të gjithë ambasadorët e emëruar me çelës politik.

Për mua personalisht një lajm i mirë sepse po më ofrohen njerëz të mirë rreth veti. Për mediumin që unë drejtoj përsëri lajm i mirë sepse po i ofrohen njerëz profesionistë.
Lajm shumë i keq për Diplomacinë e Kosovës sepse po i shkarkon diplamatë shumë të zot, në mesin e më të mirëve është dhe vet Dr. Hajdin Abazi me detyrë në Canberra të Australisë.

AlbSe ka siguruar listën e të gjithë ambasadorëve që do të lirohen nga detyra.
Më poshtë i gjeni ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra:
1. Beqë Cufaj (Gjermani)
2. Nait Hasani (Shqipëri),
3. Hajdin Abazi (Australi),
4. Lirim Grejqevci (Holandë),
5. Shpend Kallaba (Hungari),
6. Gezim Kasapolli (Kroaci),
7. Avni Kastrati (Slloveni),
8. Gjergj Dedaj (Maqedonia e Veriut),
9. Arbër Vllahiu (Çeki),
10. Ylber Hysa (Mali i Zi),
11. Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe),

AlbSe ka marrë kontakte me disa nga të lartëpërmendurit dhe e ka verifikuar shkarkimin nga detyra si Ambasador .
Ne duam të ndalemi tek njëri emër.
Dr. Hajdin Abazi i shkarkuar nga pozita e ambasadorit në Australi, me kërkesë të Donika Gërvalles, vajzës së heroit Jusuf Gërvalla, i cili ne vitin 1979 i shpëtoi arrestimit nga UDB-ja e doli në Gjermani, kurse në të njëjtin vit Hajdin Abazi si pjesëtar i së njëjtes organizatë atdhetare – arrestohet e denohet politikisht me 4 vjet burg në moshën 20- vjeçare.

Në kohën kur nisi të mbulohej nga pluhuri i harresës emri i Jusuf Gërvallës, Hajdin Abazi themelon në vitin 1990 Klubin Letrar “Jusuf Gërvalla” në Malmo të Suedisë, për ta mbajtur gjallë e në kujtesë emrin e Jusuf Gërvallës të vrarë nga UDB-ja në vitin 1982 në Shtutgart të Gjermanisë.

Konsiderohet themelues i diplomacisë çlirimtare të Kosovës, për shkak se pati takimin e parë publik me Richard Holbrooke, asokohe emisar special i presidentit Klinton.

Dr. Hajdin Abazi i dorëzoi kredencialet për ambasadorë me 20 maj 2019 në Kanberë të Australisë, sepse ia kishte dhënë agremanin qeveria australiane ani se diplomacia dhe mediat e Serbisë dhe komuniteti serb në Australi kishin kërkuar që të mos akreditohej Dr. Abazi pasi që ai ishte pjesëtar i UÇK. Dy vjet më von, me kërkesë të vajzës së Jusuf Gërvallës kërkohet “lirimi nga deryra” i ambasadorit Dr. Hajdin Abazi, duke u realizua ëndrra serbe përmes Donika Gërvallës, Qeverisë Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani!

Po ju sjellim edhe linkun e nje medium serb, i cili kishte shkruar disa ditë pas prezantimit të kredencialeve të Dr. Abazit, ku shihet dëshpërimi që nuk kanë arritur ta ndikojnë qeverinë e Australisë për mos ta akredituar Dr. Hajdin Abazin për ambasador: https://www.vesti-online.com/iz-rovova-ovk-u-ambasadore/?fbclid=IwAR2nojA6cqrj9TCYVpHdHilji3iqmkxOacB2Rb1FYKv4gEdPtw5tSsBWYRA

Dr. Hajdin Abazi, profesor universitar, ishte ndër themeluesit e diplomacisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputet i Kuvendit të Kosovës i legjislaturës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetar i Komunës së Ferizajt si dhe Ndihmëministër për informim në Ministrinë e Mbrojtjës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës. Për gjatë mbajtjës së këtyre pozitave, nuk kishte asnjëherë asnjë aferë korruptive.

Kundër kti vendimi dolen shum Ish ushtar të UCK por ai që do e theksojmë ëeshtë Veterani I UCK dhe Simpatizanti më besnik dhe me i drejtë që ka Vetëvendosje, Frashër Oseku.
Unë mendoj që Hajdin Abazi ka meritu postin e Ambasadorit. Njëriu që u ul me Holbrukun. Një njeri që ka qen ndër celualt e para gazetarisë me Gërvallat, pastaj me Zhitin. Ai që e la Suedinë dhe familjen për t’ju kyq luftës mendojë që ka qen hap shumë i gabuar për shkarkimin e tij si Ambasador. Ky vendim për shkarkimin e z. Abazi është vendim turpi. S’pajtohem politikisht me z. ABAZI. Por pa asnjë pikë dyshimi nuk e kontestoi patriotizmin dhe njohjen e tij për diplomaci. Ka then Frashër Oseku