Elauburim për Kanabisin nga Fatos Durmishi

338

Çka është Kanabisi? Kanabisi vjen nga bimë kërpore që mbillet në shumë pjesë të botës dhe i takon grupit të halucinogjeneve. Kanabisi ekziston në format hashish, Marijuana dhe vaj i kanabisit. Kanabisi përbëhet prej përafërisht 420 substancave kimike prej të cilave 60-80 janë kanabinoider dhe ndikojnë në sistemin psikik. Kanabinoidi kryesor është THC (Tetrahydrocannabinol). Ai ndikon më së shumti në psikikë dhe po ashtu është sasia e THC ajo që matet në marrjen e provave të urinës. Kanabisi ndryshon në përbërjen e vetë nga kanabinoidet e ndryshme, gjë që bënë që ai të ndikojnë në trup dhe psikikë në forma të ndryshme. Është një prej shumë shkaqeve që ka ndikim sesi përjetohet dehja. Kanabisi i tanishëm, para së gjithash Marijuana mund të përmbaj shumë më tepër THC se më parë, por kjo nuk do të thotë se është më i fortë pasi mund të përmbaj kanabinoide të cilët e frenojnë THC.

Kanabisi është i yndyrë-tretshëm çka do të thotë se ajo sasi e THC që mirret shtresohet në indet yndyrore të trupit. Inde yndyrore ka shumë në tru dhe organet e brendshme. P. sh. truri përbëhet prej 60 % yndyrë. Për këtë arsye THC qëndron një kohë të gjatë në trup, deri në gjashtë javë, nëse pihet rregullisht. Gjatë pirjes (rökning) së rregullt THC në formë konstante gjendet në trup dhe ndikon në psikikë tërë kohën në mes rasteve të prijes. Kjo shkakton ndryshime në mendime, ndjenja dhe në personalitetin, që në fillim është vështirë të hetohen nga mjedisi (njerëzit përreth) por edhe nga vetë përsoni që pin. Kjo ndodhë për shkak se ndryshimet ndodhin me kalimin e kohës dhe njëkohësisht dobësohet aftësia për të reflektuar rreth vetëvetes. Kur përdor kanabis rregullisht pas një kohe ndodh një ndryshim i personalitetit që karakterizohet nga apatia, personi bëhet më pak efektiv, ka vështirësi të bëjë plane afatgjata, vështirësi të koncentrohet në çaste më të gjata, ka vështirësi t’i ndjek punët e përditshme me rregull apo në mënyrë të mirë të përballoj rrethana të reja. Kjo është diçka që quhet sindromë e humbjes së motivimit (”amotivationssyndrom”), dhe kjo sindromë është shprehje nga ndikimi kronik i kanabisit. Shtatë aftësi njohëse në të cilat kanabisi ndikon negativisht: 1. Gjuhën P. sh. vështirë për t’i gjetë fjalët apo për të kuptuar se çka mendojnë të tjerët 2. Aftësi për të nxjerrë përfundime konkrete P. sh. Bëhet më i vështirë leximi i situatave dhe reaksioneve si dhe ndryshimi i sjelljes personale duke u nisur nga këto ndryshime, që ka për ndikim në atë se bëhet përsëritja e gabimeve apo prishet shoqëria me të tjerët 3. Fleksibilitet në mendime P. sh. Koncentrimi bëhet më i vështirë, mendohet vetëm në një drejtim dhe bëhet më i vështirë pranimi i pikëpamjeve dhe mendimeve të të tjerëve 4.Memorja P. sh. Harron lehtë, ka vështirësi për t’i mbajtur mend për shembull kohët sipas marrëveshjeve, të humbë fija e mendimit. 5. Aftësinë që nga pjesët të ndërtojë një tërësi P. sh. Nuk vihen re detalet që janë me rëndësi gjë që e bënë më të vështirë kuptimin e tërësisë. Analizimi i çështjeve bëhet më i vështirë, vështirësohet vendosja e informacionit në renditje të duhur. Vëmendshmëria dhe koncentrimi ndryshohen. 6. Aftësia orientuese P. sh. Nuk je më i interesuar se çka po ndodhë rreth e përqark teje, vështirësohet leximi i rrethinës, koha përjetohet si më e shpejtë apo më e ngadalshme. 7. Memorja figurative P. sh. Bëhet më i vështirë rikrijimi i modeleve, gjë që rezulton p. sh. se e humbë rrugën në qytetin tënd, bëhet më e vështirë mbajtja mend e punëve të përditshme dhe si duhet të sillesh ndaj të tjerëve, vështirësohet aftësia për të mbajtur mend se çfarë marrëdhëniesh kanë njerëzit me njëri tjetrin. Dehja akute dhe ndikimi i zgjatur Dehja akute mund të ndahet në dy faza. Në të parën që vjen disa minuta pas rastit të pirjes dhe zgjatë përafërsisht prej 15-45 minuta, dhe personi është më tepër extrovert. Dehja e parë karakterizohet nga simptome trupore si p. sh. rrahje-dridhje të zemrës, kollitje të lehtë, tejndieshmëri ndaj dritës dhe presion në kokë. Simptomat psikike vijnë pas përafërsisht 15-45 minutash dhe atëherë mund të ndihet një shqetësim i brendshëm i lehtë, nervozizëm dhe qeshje gjysmë të heshtura (gjysmë të ngulfatura). Faza e parë bëhet më e shkurtë sa më tepër që të përdoret kanabisi. Faza e dytë e dehjes akute, kur personi bëhet më tepër introvert vjen gradualisht dhe zgjatë prej 45 minuta deri në katër orë. Pjesa më e madhe e kësaj faze karakterizohet nga fenomene psikologjike. Për shembull mund të ndihen ndjenja lumturie, personi është edhe më tutje aktiv në mendje por më tepër introvert. Mendimet valojnë, erërat-nuhatjet bëhen më të forta. Në fazën akute të dehjes pos të tjerash shkaktohet kohë e zgjatur reaguese, çrregullime në kontrollimin e impulseve, ndryshim në perceptimin kohor. Ndikimi i zgjatur vjen kur të pihet kanabis disa herë në javë gjatë një periudhe gjashtëmujore ose 1-2 herë në javë gjatë një periudhe dyvjeçare, ose nëse është pi kanabisi gjatë shumë viteve me pirje të pakta gjatë tridhjetë ditëve të fundit. Kur të krijohet një ndikim i zgjatur pirja e kanabisit ndihet më pozitive pasi gjatë dehjes akute personi ndihet i gjallërishëm dhe aktiv. Shpesh bënë startime të reja (e merr veten në dorë përsëri) dhe kryen punë e detyra të ndryshme. Personi vazhdon të pij kanabis për ta ndier veten normal. Sa më i fortë që të jetë ndikimi i zgjatur, aq më e shkurtë bëhet dehja akute dhe aq më shpesh detyrohet personi që të pij kanabis. Kështu krijohet një rreth vicioz. Gjatë ndikimit të zgjatur ndjen se bëhet më e vështirë për të fjetur, aftësia e mendimit dobësohet. Ka probleme me koncentrimin, ndryshime-rrotullime në disponim, zvogëlimit të dëshirës për marrëdhënie seksuale. Mund të ketë edhe ndryshim të perceptimit të kohës e gjithashtu të ndihet mërzi. Tani debatet janë aktuale nëse duhet të legalizohet kanabisi. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se pavarësisht se a do të legalizohet kanabisi apo jo, ai GJITHËMONË do të ketë efekt të njejtë dhe do të shkaktojë të njejtat dëme!