Fondacioni kulturor mbarë kombëtar “ALBANA” edhe në Suedi

207


Në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmö sot u formua grupi iniciues për themelimin e degës së Fondacionit “ALBANA” për Suedi. Kordinatore e grupit iniciues u zgjodh zonja Zyrafete Loshaj. Anëtar u zgjodhen: Zymer Kuqaj, Kreshnik Zhupani, Misin Ademi, Jashar Jashari, Milaim Makolli, Labinot Islami, Fitore Osmani, Skënder Govori dhe Bashkim Hoti, të pranishëm nga Tirana ishin: Artur Furriku dhe Agron Dalipaj.
Fondacioni “ALBANA” i themeluar dhe i ligjëruar në prill të vitit 2019 në Tiranë synon të përhapet në gjithë botën ku ka shqiptarë. Ky fondacion kulturor mbarë kombëtar ka për qëllim kultivimin e traditës sonë shpirtërore, përhapjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Trashëgimia jonë, kultura shpirtërore e materiale do përkushtim, kërkon mbrojtje dhe përhapje kudo ku gjenden shqiptarët, brenda apo jashtë kufijve shtetëror. Deri më tash ky fondacion ka shtrirë filialet e veta në disa vende të botës. Shpreson të aktivizohet në Suedi e më gjerë nëpër Skandinavi , i bindur se shqiptarët këtu e ndjejnë dhe e kuptojnë qëllimin dashamirës për kulturën tonë të përbashkët, të këtij fondacioni.

Z, Artur Furriku për RTV AlbSe bëri të ditun edhe emrin ekryetares së re sepse që nga largimi i Z, Elena Kocaqi Fondacioni ishte pa Kryetar/e, Tani Kryetarja e këti Fondacioni vjen nga Prishtina ajo është Dr Preveza Abrashi.

Qerim Kryeziu