Infektohet me koronavirus Sekretari i Sigurisë Kombëtare në ShBA

33

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas është infektuar së fundmi me koronavirus dhe për këtë arsye është izoluar në shtëpinë e tij.

Në deklaratën e Departamentit të Sigurisë Kombëtare bëhet me dije se Mayorkas është vaksinuar plotësisht dhe se ka simptoma të lehta. Ai do të punojë nga shtëpia sipas protokolleve të rekomanduara nga Qendrat Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

Mayorkas ishte me Presidentin Joe Biden të shtunën në Shërbimin Memorial vjetor të Paqes Kombëtare për Oficerët e policisë në Kapitol, duke qëndruar në podium midis zonjës së parë Jill Biden dhe drejtorit të FBI-së Christopher Wray.