Jep dorëheqje antari më i devotshëm i Nisma Socialdemokrate…..

498

Jep dorëheqje antari i kryesisë më i devotshëm i Nisma Socialdemokrate në Prizren Deshir Berisha…..

Shënimi i tij i plotë

Të dashur anëtar dhe simpatizantë të Nisma Socialdemokrate.
Unë si njëri nga ish kandidatet me te votuar për Asamble Komunale në zgjedhjet e vitit 2017, si anëtar i Këshillit Drejtues, anëtarë i Kryesisë së NISMA-s dega në Prizren, dhe si nënkryetar i dytë i nëndegës më të madhe ” Xhevat Berisha”, jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha angazhimet e mia politike në subjektin Nisma Socialdemokrate dega- Prizren.

Subjektin ku isha deri më sot, e që më nuk dotë jem, natyrisht e kam zgjedhur me vetë dëshirë, kam menduar se mund të kontribuoj në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit ku jetoj.
Por fatkeqësisht nuk kam mundur dhe nuk më është dhënë mundësia jo vetem mua por edhe shumë të tjerëve, sepse mundësia për të bërë politika apo për të marr vendime është bërë në mënyrë autoritare e totalitare, apo më mirë të thuhet nga një grup prej 3 apo 4 persona të cilët gjithmonë ishin në hije, dhe asnjeher nuk dolën që të kërkojnë vota tek qytetarët por gjithmon ishin përçarës, profitera dhe mund të them me përgjegjësi të plotë edhe shkatërrues të partis.
Për t-i argumentuar të gjitha këto që i thash do i arsyetoj edhe me fakte.
1.Bërja e kualicionit me Levizjen Vetvedosje në Prizren ishte bërë në mënyrë totalitare, apo thënë më sakt vendimi është marr brenda atij grupi prej 3-4 personave, e që ishin janë dhe do të jenë gjithmonë kundër NISMA-s dhe liderit të saj.
Por prap se prap ne u dham mundësi, duke dashur të besojmë se ishte vendim i mirë.
2.Emërimi i Drejtorëve ishte bërë pa e pytur as edhe një anëtarë të kryesisë edhe pse ishim 42 anëtarë të kryesisë.
3.Prishja e kualicionit dy javë para zgjedhjeve parlamentare është bërë prap me konsultim vetëm me grupin e ngushtë të interesit dhe nuk është pyetur fare kryesia, e ky vendim i dëmshëm na futi në zgjedhje si një parti garuse, jo si të plagosur, por gati të vrarë.
4.Ndërsa pika e fundit, ku unê mendoj se kjo është një ndër pikat më skanadaloze që ka ndodhur, njëjtë si ajo thënja e popullit ” Për inat të nuses më vdekt djali”, është kur partia ime dega në Prizren, bashkoi forcat me Partinë Demokratike të Kosovës në Prizren, për të ia mundësuar që të zgjidhet Kryesuesi me votat e kuvendarëve të Nismës.
Të dashur qytetar, ju anëtar dhe simpatizant të NISMA-s, të gjithë e dijmë se ne jemi rritur dhe kemi fituar besimin shumë fish më shumë, duke e sharë ne mëngjes, drekë e darkë PDK-në në Prizren.
E tash qka te bejm ne?! Tash duhet t’i kërkojm falje qytetarëve se PDK-ja në Prizren nuk është klani pronto, nuk është parti kriminale as nuk ka krijuar nepotizëm, se për ne tash është partia më e mirë, sepse tani e kanë, Kryetarë Shaqir Totajn etj etj?
Humbi koncepti apo ska pasur fare, humbi idealizmi se ne do të punojmë për ju e me ju!
Të dashur miq, ju që keni punuar gati për tre vite bashkë, më lejoni tju falënderoj të gjithëve.Un jam pasuruar shumë nga subljekti Nisma, sepse kam fituar shum miq e shokë të mirë u jam mirënjohës për tërë jeten.
Faleminderit Nisma që për dy vite e gjysëm më mundësove të jem asistent i zëvendësministrit z.Afrim Bekteshi.
I nderuar sekretarë i degës z.Bekteshi, fillimisht më fal që më nuk mund telë jem pjesë e juaja, por do të jem shok e mik i perjetshem i juaji. Kur aderova në Nisma të ndëgjova, por tani edhe pas insistimeve tuaja që mos te bëj hap të ngutshem, më fal por nuk mundem më. Andaj, më lejo edhe publikisht të falënderoj edhe të them një të vërtet, ti ishe i pari që më ftove të jem pjesë e NISMA-s në Prizren, duke parë dinamikën e punës tuaj, angazhimit tuaj unë me shumë deshirë pranova, duke mos harruar edhe inkuadrimin e mikut tonë Artan Ukaj, që të dytë të jemi pjesë e juaja dhe punës tuaj.
Ishte nder të punoj me juve dhe vetëm ju jeni ai që me besove të jem pjesë e punës suaj.
Falemnderit familja ime, kushërinj, e bashkëvendas. Pa ju rrugëtimi im politik do ishte i pa mundur.Ju jam mirënjohës tërë jetën..!

Për fund disa fjalë për liderin e partisë ” IDOLIN TIM ” Fatmir Limaj.
I dashtun kryetar Limaj, falemiderit nga ju, do mbetesh gjithmonë idoli im dhe unë do mbetëm një votues i juaji.
Po të lutem për një gjë, duaji ata që iu duan, çmoi ata që iu çmojnë, hapi syt e veshët se ende ke rreth vetës njerëz të mirë e mos i humb, sepse e nesërmja mund të jet vonë..!