Jep doreheqjen kryeministri i Suedis…

249

Jep doreheqjen kryeministri i Suedise
– Stefan Löfven largohet edhe nga drejtimi I Partise Socialdemokrate

Kryeministri I Suedise, Stefan Löfven, njoftoi sot papritur gjate fjalimit te zakonshem te veres, largimin e tij nga qeveria si dhe nga drejtimi I Partisë Socialdemokrate (S). Zyrtarimi i ketij vendimi do te behet ne nentor 2021, gjate kongresit te S, ndersa gjate këtyre 3 muajve brenda partise do te zhvillohet fushata per zgjedhjen e pasuesit te ri ne krye te ketij formacioni politik.
Sipas Kushtetutes suedeze, kandidatura qe do te zevendesoje Löfven ne parti, do te kerkoje te marre votbesimin e parlamentit per te udhehequr qeverine deri ne zgjedhjet e pergjithshme te radhës me 11 shtator 2022.
Pavarësisht emrit te ri qe do te pasoje Löfven, eshte shumë e veshtire qe kandidatura e re te mbijetoje ne situaten turbulente politike ne Suedi. Kongresi i nentorit perkon gjithashtu me votimin ne parlament te buxhetit te vitit 2022. Analistet politike e shohin te veshtire qe nga radhet e S te kete nje figure e tille si ajo e Löfven, qe mundi te mbaje pa e permbysur anijen socialdemokrate ne detin e trazuar te politikes. Dyshimet per kalimin e buxhetit 2022 rriten ndjeshem kur kihet parasysh kercenimi qe ka bere V, partia e ekstremit te majte. Ishte kjo parti qe ne fillim te veres shkaktoi krize qeverise, e rrezoi ate dhe me pas e rivotoi, si reagim ndaj nje projektligji te partise se qendres, C, ( edhe kjo mbeshtetese e qeverise), per qerate e banesave te reja.
Nese buxheti i 2022 nuk kalon, atehere vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme gjate shkurt-marsit 2022. Qeveria e re e këtyre zgjedhjeve, do te mund te drejtoje vendin vetem per 6 muaj, pasi sipas Kushtetutes zgjedhjet per qeverine zhvillohen cdo 4 vjet, pavarësisht atyre te jashtezakonshme. Askush nuk deshiron te kete votime jashte radhe per shkak te shpenzimeve te kota. Gjithashtu askush nuk ka interes per votime ne kohe pandemie, por ne politike kurre nuk thuhet kurre.
Stefan Löfven, erdhi ne krye te S rreth 10 vjet me pare. Ai e qeveris Suedine prej 7 vitesh, vite keto te mbushura me kriza te shumta brenda e jashte vendit. Gjate drejtimit te S nga ana e tij kjo parti ka arritur ne kuota te uleta historike, ndërkohe qe shpesh eshte akuzuar per rreshqitje drejt politikave te djathta dhe te qendres.
Ai njoftoi se jep doreheqjen ne interes te partise, ndërkohe qe sondazhet tregojne se koalicioni i majte qe ai ka udhehequr, po humbet terren ne favor te qendres se djathte dhe te djathtes ekstreme, mjaft popullore gjate viteve te fundit.

Arben VATA