Kampanjë informuese për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës në Rahovec

65

Me datë 30.09.2021, në ora 10:00, ​ në ambientet e Stacionit Policor në Rahovec, duke respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë Covid-19,​ është zhvilluar kampanjë informuese për të interesuarit për konkurrim si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.

Në takimin informues ishin të pranishëm disa qytetar, kandidat dhe përfaqësues të komuniteteve RAE dhe serb nga Komuna e Rahovecit.

Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-e Gjakovë, janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit​ për konkursin për zyrtar policor.

Qëllimi i organizimit të kësaj kampanje informuese është për të inkurajuar sa më shumë qytetar për të aplikuar në konkursin për zyrtar policor i cili do të shpallet së shpejti​ nga policia e Kosovës, me theks të veçantë, inkurajimi i gjinisë femërore të të gjitha etnive dhe inkurajimi sa më shumë i minoriteteve që jetojnë në Komunën e Rahovecit.

Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe do të vazhdoj edhe ditëve në vijim në tri ​ komunat që mbulon Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë siç janë​ komunat: Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë inkurajon të gjithë qytetarët ​ pa dallim te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi.