Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së, zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën

142

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme Bedri Hamza do të udhëheqë me Mitrovicën dhe Fadil Nura me Skenderajn, njofton Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka mësuar se këta dy tashmë ish-deputetë do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Ibrahimi.

Të njëjtit nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt dhe kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së.

Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Ibrahimi 8729 vota.