Kombëtarja e futbollit të Femrave të Suedisë stërvitet për ndeshjen kundër Francës

335

Kombëtarja e femrave erdhi për një stërvitje njëjavore në qytetin Båstad, ku do të parapërgatiten për lojën e fundit që kanë me Francën. Në mesin e lojtarëve kemi edhe lojtaren Kosovare Asllani, e cila përfaqëson ekipin si kapitene. Është kënaqësi dhe emocion i veçantë që një shqiptare arrin të luajë në një fushë futbolli, përtej kufijve kombëtare. Kosovare Asllani është jo vetëm një figurë e dashur për publikun, por talenti i saj është spikatur shumë herët.

Stafi i RTV ALBSE ishte prezent duke e parë stërvitjen e vajzave, po ashtu nuk munguan fotot dhe autografet. Ndërkohë që një nga lojtarët e kombëtares, Nila Fischer, për arsye shëndetësore mungoi në stërvitje, por i urojmë shërim sa më të shpejtë, në mënyrë që të jetë aktive në stërvitjet e radhës.Për më shumë informacione jemi në pritje të lajmeve që do vijojnë. Kemi besim se Kosovarja jonë do korri suksese në fitoren me Francën. Forca Kosovare Asllani!