Kontrabandoi ‘Squid Game’, dënohet me vdekje një person që në Korenë e Veriut

48

Koreja e Veriut ka dënuar me vdekje një qytetar, që ka importuar në mënyrë ilegale kopje të serialit të famshëm “Squid Game”, ndërsa ka dënuar me pesë vjet punë të rëndë gjashtë të tjerë.

Personi besohet se i ka shpërndarë USB me kopje të serive një studenti, të cilat më pas janë shpërndarë në një grup shoqëror.

Transmetimi i këtyre kopjeve u kap nga një task-forcë qeveritare e specializuar në këtë fushë dhe që ndalon prodhime nga shoqëri kapitaliste, mes tyre edhe Koreja e Jugut, përcjell Klankosova.tv

Krijuar nga Hwang Dong-hyuk, “Squid Game” është një serial koreano-jugor që ndjek një grup garuesish të varfër, që pranojnë të marrin pjesë në një lojë misterioze mbijetese.

Fituesi i lojës merr një çmim të madh prej afro 40 milionë dollarësh.

Loja përfshin qindra garues që luajnë lojëra tradicionale për fëmijë, me kthesa vdekjeprurëse.