Kryetarja e Fedetates se Mjekeve ne Europe-Dr.Dollenberg solidarizon me Mjeket e burgosur ne Shqiperi

262

Kryetarja e Mjekeve shqiptare ne Europe Dr. Aurora Dollenberg duke ndjekur ngjarje e arrestimit te dy mjekeve te Traumatologjise ne spitalin ushtarak ne Tirane shprehet:
´´Solidaritet dhe mbeshtetje kolegiale per 2 Mjeket Kolege Dr. Serdi Memini dhe Dr. Ervin Sulaj, per demtimin masiv te figures se tyre si Profesionist dhe Ndihmues te vazhdueshem ne jeteshpetim. Eshte e domosdoshme nje shqyrtim kompetent dhe duke mbrojtur Privatesine e te dhenave nga ana e gjyqesise, duke evituar deklarata te shpejtuara publike qe cojne ne nje shkaterrim te pareparueshem te figures se mjekut dhe besimit te qytetarit tek mjekesia shqiptare. Krenare per #Bluzebardhetshqiptare #STOPDHUNANDAJMJEKUT dhe #ProMjekesieeuropiane

Arrestimi i mjekëve ka revoltuar kolegët e federates se mjekeve ne Europe, te cilet distancohen nga çdo lloj akti abuziv që kryhet ndaj bluzat e bardha ne shqiperi dhe kosove. Këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve gjate pandemisse dhe jashte saj, qe shpertojne jete pa bërë dallim racor, financiar apo statusi shoqeror te pacienteve, nuk munden kurresesi të trajtohen si kriminelë. Duhet ndryshuar rruga gjyqesore e hetimit te rasteve te tilla mjekesore, ku shkelja nga ana e personalit mjekesore te zhvillohet me profesionalizem duke ruajtur privatesine e te dhenave te individit. Gjyqe publike te figurave kaq te nderuara si Mjeku, jane jo vetem te vjeteruara por jo te ligjshme. Mjeku dhe bluzat e bardha duhet te jene te siguruara nga stuktura te pavaruara qeveritare, qe u lejojne atyre te punojne te qete ne sherbim te qytetarit, pa ndjenjen e kecenimit te lirise apo te drejtes se ushtrimit te profesionit, per cdo rast mjekesor me nderlikime.