Ky është 71 vjeçari me hundën më të madhe në botë

83

Një burrë nga Turqia ka hundën më të madhe në botë.

Mehmet Özyürek, 71 vjeç, fillimisht hyri në Guinness 11 vjet më parë. Kompania njoftoi se ai e mbajti vendin e parë para të gjithë konkurrentëve të tjerë, raporton The Mirror.

Guinness ka shkruar në Twitter: “Mehmet Özyürek nga Turqia u konfirmua zyrtarisht si mbajtësi ynë i rekordit për hundën më të madhe në botë”.

Hunda e tij është e gjatë 8.8 centimetra.