Leter e hapur për ambasadat e quintit ne Kosovë nga Shqiptar Oseku

93

Leter e hapur

Kjo shkon per ambasadat e quintit ne Kosovë, keni perkthyes prandaj ju shkruaj shqip. Ju ngulmoni se ne Kosove jane mpleksur krimi dhe politika. Zotoheni, poashtu, se doni te na ndihmoni kunder kesaj mafie.

E pra, tri gjera qe beni rregullisht gjetke ne raste te tilla, e mund t’i beni edhe ne Kosovë: Thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. Ngrijuani asetet. Ndalojuani hyrjen ne vendet tuaja.

Kaq thjeshte eshte, nese vertet doni te na ndihmoni.

Kam me ju dy fjale qe nuk ju thonë shqiptaret e Kosovës, pse ushqejne kultin e mikut. Por une kam 30 vjet ne Suedi dhe po ju flas si europian. Ju ishit dikur pjese e zgjedhjes, por sot jeni pjese e problemit ne Kosove. Ju nuk ua thoni mafiozeve emrat. Nuk ua ngrini asetet, nuk ua ndaloni hyrjedaljet. Ndaj mafiozet fryhen ne publik se gezojne besimin tuaj per te udhehequr.

Mjerisht, shume qytetare u besojne. E si te mendojne ndryshe? Kosova s’ka patur qeveri a zyrtar kyc pa nje miratim tuajin, direkt a indirekt, qekur e shporrem ushtrine serbe me 1999. Natyrisht qe gjindja mendojne se edhe kjo mafie sundon me pelqimin tuaj.

E meqe ne s’kemi de facto as ushtri as breke ne bythe, e varemi nga mbrojtja juaj kunder revanshizmit gjenocidal serb. Qytetaret e mbetur midis kudhres e cekanit pranojne me pare te zhvaten nga mafia, nese kjo gezueka mbeshtetjen tuaj. Se ta prishin me ju, e te bien prape nen kthetra te Serbise.

Kjo, miq, eshte gjendja aktuale ne vendin ku ju beni evliatë. Fjale boshe e fraza te pergjithesuara nuk bejne pune ketu. Thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. Ngrijuani asetet. Ndalojuani hyrjen ne vendet tuaja. Vec kjo bind qytetaret se mafia nuk gezon mbeshtetjen tuaj.

Natyrisht, ju nuk do te zgjidhni problemet e ketij vendi. Kjo eshte detyre e banoreve te Kosovës. Eshte detyra e shqiptareve ne radhe te pare, si shumice, por edhe e minoritareve, qe te zgjedhin perfaqesues te vet me te denje. Ne kemi nisur te ndertojme nje shtet dhe kjo eshte hisja jone e punes. Ju nuk keni purteke magjike.

Por ju mund ta kryeni hisen tuaj: te na clironi nga shantazhi i mafies qe thirret tek ju. Ju mund te thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. T’ua ngrini asetet. E t’ua ndaloni hyrjen ne vendet tuaja. Ju mund te deshmoni pa rrotlla se mafia nuk sundon ketu me bekimin tuaj te heshtur.

Zgjedhjet e ardhshme jane ne vjeshte dhe une uroj qe ju te kuptoni vendin ku sherbeni, e predikamentin e zorshem te qytetareve te tij. Vendi yne po boshatiset shkaku i mafies. Po, ju keni absolutisht te drejte: ne Kosove jane mpleksur krimi dhe politika. Dhe po, neve na duhet ndihme kunder kesaj mafie.

Por jo ndihme me fjale e fraza boshe. Ju duhet te na zgjidhni duart.

Beni sikur beni gjetke, kur e keni me gjithe mend. Thoni shkoqur emrat e mafiozeve ne pushtet. Ngrijuani asetet. Ndalojuani hyrjen ne vendet tuaja. Dhe pastaj ua lini qytetareve te Kosovës te mirren me ta.