MEHAJ MERR PJESË NË SAMITIN VJETOR TË ISOA-S NË WASHINGTON

51

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë zyrtare nga Asociacioni Ndërkombëtar i Operacioneve të Stabilitetit (ISOA) me seli në Washington.

Me këtë rast, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Samitin e Pesëmbëdhjetë Vjetor të ISOA-s, në mesin e mbi 300 personaliteteve zyrtare nga e mbarë bota, ministra e shefa të mbrojtjes, diplomatë, përfaqësues të agjencive shtetërore të industrisë së mbrojtjes nga SHBA dhe vende partnere të saj.

Gjatë kësaj vizite ai do të ketë përsëri takime me autoritete të rëndësishme zyrtare amerikane dhe autoritete të industrisë së mbrojtjes. Samiti i këtij viti, ndër të tjera, do të ketë sesione me temat për sigurinë kibernetike: Reforma të prokurimit të mbrojtjes; Gratë, paqja dhe siguria; Pandemitë dhe sigurinë ndërkombëtare shëndetësore, etj. ku do të prezantojnë ambasadorë, autoritete të larta nga Departamenti i mbrojtjes, Departamenti i Shtetit, senatorë, kongresmenë etj.