Ministri i Jashtëm Pacolli ka udhëtuar për në Finlandë, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Helsinki

107

Ministri i Jashtëm Pacolli ka udhëtuar për në Finlandë, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Helsinki

Prishtinë, 29 gusht 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot për në Helsinki, ku do të marrë pjesë dhe përfaqësojë vendin në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Ministri Pacolli po merr pjesë pasi ka pranuar ftesë zyrtare nga shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Krerët diplomatikë të BE-së dhe partnerët e tyre të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i Zi), sot e nesër në Helsinki në takimin joformal në formatin Gimni do të shqyrtojnë një varg çështjesh, si ato të kërcënimeve hibride, Lindjen e Afërme, Iranin, por edhe për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.