Mitrovicasi prezantohet si person zyrtar, ngacmon seksualisht një grua

49

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili është prezantuar si person zyrtar dhe ka ndalur një automjet në të cilin ishin një burrë dhe një grua, derisa dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e para të së martës në Mitrovicë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual/Prezantim i rremë”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe është ndaluar për gjashtë orë, derisa të këndellet.

Pas kësaj, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti,  duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’,  ka ndaluar një automjet në  të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolitMe urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.