Modeli socialo ekonomik i Shqipërisë Tjetër!

181

Silvana Begaj

Modele perfekte nuk ka! Cdo ditë,muaj, vite kërkuesit shkencor në fushën e zhvillimit socialo- ekonomik përpiqen të perfeksionojnë këto modele në dobi të shtetit dhe qytetarëve ku rol kryesor luajnë sindikatat si ndërmjetëse midis punëdhënësit dhe punëmarrësit. Unë do të fokusohem tek modeli nordik i sistemit social. Taksat janë të larta është e vërtetë,por …..

Korrupsion relativisht i ulët, sindikata të fuqishme, planifikime afatgjata,e shumë komponentë të tjerë të cojnë në një shtet të konsoliduar dhe me një të ardhme të sigurtë dhe jetë të qetë sociale për qytetarët e saj.

Modeli progresiv i taksave edhe pse duket i frikshëm bën që sistemi të funksionoj, më shumë të punësuar,më shumë taksa, më shumë të ardhura. Këto taksa shkojnë për të mira dhe shërbime publike , ku cdo informacion është publik dhe ku cdo qytetar ka të drejtë të di se për cfarë përdoren taksat e tij.

Një prej pikave të cilat besoj se është një sukses i këtij sistemi është: Riintegrimi I individëve që kanë humbur punën në vendet e punës. Pasi zyra e punës është funksionale dhe ka gjetur mënyra për të joshur punëdhënësit që tju japin shance te papunëve dhe gjithashtu mënyra për të detyruar ata që nuk duan të punojnë të shkojnë në punë.

Por dhe nëse je i papunë,sepse kontrata jote mbaroi,apo sepse dëshiron një shkëputje atëherë ti mer gati 80 përqind të rrogës, mer ndihma për qera, shërbimet mjekësore dhe cdolloj shërbimi tjetër njësoj si ata të cilët janë relativisht të pasur.

Këto vende kanë arritur të mbajnë qëndrueshmëri ekonomike dhe të njëjtin sistem edhe pse niveli i emigrantëve sa vjen dhe rritet. Si emigrante,mund të them që rracizmi është vepra më e rëndë që mund të kryesh në këto vende.

Të moshuarit nuk lihen në mëshirë të fatit dhe në një anë sepse nuk na duhen më,por marrin një pension te denjë, kanë prioritete , dhe shpesh eksperiencat dhe njohuritë e tyre përdoren me respekt.

Nuk mund të zgjatem më tepër me hollësi pasi eshte një temë e gjerë,por pyetja është… A ekziston vërtet ky sistem? Po, Ekziston! Sepse përgjegjshmëria sociale, ndergjegjësimi social ne këto vende është për tu patur zili. Ndërgjegjësim individual social….
Ata shtetin e shikojnë si partner,ndihmë dhe jo si vjelës i të ardhurave të tyre për xhepa te paepur.

Po në shtetin tonë? Ku e lamë e ku na mbeti,vaj vatan e mjerë mileti! Krahasimi eshte i dukshëm!

A mundemi ne të kemi sistem te tille? Në Shqiperinë Tjetër PO!

Ky është vetëm një shembull, por ne parajsën tonë të vogël,e cila përmban pasuri të mëdha ne mund të kemi sisteme më të mira, më të zhvilluara, më humane.

Është koha e të drejtave njerëzore sepse koha e të drejtave të maskarenjëve duhet të mbaroj!