Murati për shtesat e pensioneve: Sot është realizuar pagesa më e madhe ndonjëherë

47

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga qeveria.

Sipas Muratit kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Me anё tё kёtij vendimi, pensionistët këtë muaj, pos pensionit të rregullt dhe shtesës aktuale, do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё.