Musine Kokalari, një gjeni unik, nga Shqiptar Oseku

72

”Ju po me denoni sot per idealet e mia”

Sot ne diten nderkombetare te kujteses per viktimat e diktatures komuniste dua te nderoj vecmas gjinokastriten Musine Kokalari (1917-1983), shqipfolesin e pare qe studioi letersine moderne, doktorande e fakultetit La Sapienza ne Rome, shkrimtaren e pare shqiptare, antifashisten e hershme, e themeluesen e Partise Socialdemokratike te Shqiperise me 1943.

Per kete akt te fundit te sfides se pashembullt kunder diktatures, pra themelim te nje partie rivale majtiste, Musine Kokalari u nxorr para gjyqit. Aty ajo e vetme midis burrash te thyer mbajti nje qendrim heroik. Fjala e saj para gjyqit nuk qe fjale e mbrojtjes, po akuze e rende kunder ideologjise se dhunshme totalitare. Citati qe nis kete postim eshte shkeputur nga fjalimi i saj para gjyqit.

Musine Kokalari, një gjeni unik, e nder filizat e pare te emancipimit qytetar, u denua ne ate gjyq me 20 vjet burg per ideale socialdemokratike. Vdiq e vetmuar ne kamp te internimit ne Rrëshen. Diktatura nuk e lejoi me te shkruante kurre, e ia dogji te gjitha shkrimet qe arriti t’ia gjente. Midis tjerash edhe fjalorin e pare shqip-italisht, me autor Musine Kokalarin, i cili s’eshte gjetur me kurre.

Perkulem me nderim e pietet te thelle para emrit te saj.