Nisma Socialdemokrate prish koalicionin me Levizjen Vetëvendosjen në Prizren

98

Veprimet prej një infantili politik të Z.Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i kualicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren.

“Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetëvetja dhe që menagjohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë!
Konkursi i fundit në DKA që udhëheqte z. Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj.
Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotsonin kushtet dhe nuk kishin përgaditje profesionale ishte i papranuar për përfaqsuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjëshëm. 
Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vit jashtë ligjshem i mbanë 5 UD në shkolla, poashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të denuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem.
Nisma Socialdemokrate dega në Prizren mendon se kandidatët që janë nënshtruar precedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlersuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe ti presin nxënsit, njē numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kan iden se çka dmth kjo!
NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozit do të vazhdoi të mbetet e sinqertë korrekte, besnike me partner dhe bashkëpuntor si dhe në shërbim të qytetarve”, thuhet në Komunikatën për Medie nga Nisma Socialdemokrate në Prizren raporton 04 Online